Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 11 viktima si pasojë e COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 682 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i MSH-së:
#Bashkëiadalim 22 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707.793 doza të vaksinës.
Deri më sot 236.405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 10.710 testime, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288.
Në total numri i rasteve aktive është 19.695.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!