Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve M.M, F.M, G.N, V.H, A.R, O.E, F.B, RR.B, Q.M, M.K, S.B, A.Q dhe A.H. për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale” dhe “bixhoz të paligjshëm”.
Sipas njoftimit të gjykatës, të akuzuarit M.M. dhe F.M. janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre vjetësh për veprën penale në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykim të bëhet i formës së prerë.
I akuzuari G.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajsh, për veprën penale në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykim të bëhet i formës së prerë.
“Të akuzuarit V.H, A.R, F.B, RR.B, S.B, A.Q, A.H, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, secili veç e veç, për veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimet të bëhen të formës së prerë. Me pëlqimin e të pandehurve dënimi me burg prej gjashtë muaj, do t’ju zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 5000 euro, të cilin dënim do ta paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet më tej në njoftimin e Gjykatës.
Secili obligohet që t’i paguajë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 100 euro, ndërsa shumën prej 100 euro për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit, të gjitha t’i paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Të gjitha aparatet që janë përdor në kundërshtime me dispozitat ligjore në fuqi, konfiskohen. Gjykata ka marrë aktgjykim lirues për të akuzuarin A.B, pasi që nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Ndërsa, ka refuzuar aktakuzën për të pandehurin O.E, pasi që prokurorja e kësaj çështje në fjalën përfundimtare është tërhequr nga aktakuza.