Tottenham Hotspur është i gatshëm t’i derdhë hiç më pak se 115 milionë euro për dyshen e Lazios, sipas Mirror.
Bëhet fjalët për mesfushorin serb Sergey Milinkovic-Savic dhe italianin Ciro Immobile, të cilët janë duke shkëlqyer këtë sezon për gjigantin italian.
Megjithatë, klubit nga Londra mund t’i kushtojë dyshja më shumë aq, prandaj edhe është i gatshëm t’i shesë një numër lojtarësh për t’i siguruar paratë për blerjen e yjeve të Serie A.