Kurzawa shumë pranë kalimit te Lazio

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i PSG-së, Layvin Kurzawa është shumë pranë kalimit te Lazio.

29-vjeçari ka humbur pozitën në “Parkun e Princave”, duke qenë zgjedhje e katërt pas Nuno Mendes, Juan Bernato dhe Abdou Diallo.

Kontrata e Kurzawes skadon në vitin 2024, por pritet të largohet qysh në janar të një skuadër që do t’i ofrojë minutazhë më të madhe.

Sipas ‘GIFN’, Lazio është në negociata të avancuara me PSG-në për shërbimet e Kurzawa, me dy klubet që janë afër të arrijnë marrëveshje.

PSG raportohet se kërkon 4 milionë euro për shitje, mirëpo Lazio beson që kjo vlerë do zbres në 2.5 milionë euro.

Ish lojtari i Monacos për PSG-në që prej kalimit te PSG ka regjistruar 14 gola dhe asistuar 23 herë në 153 paraqitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme