12 000 banorë largohen nga bregdeti francez për shkak të zjarrit

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 09:23 | Nga

Të paktën 12,000 njerëz janë detyruar të largohen nga kampet dhe shtëpitë, pasi një zjarri i ri ka shpërthyer përgjatë rivierës franceze.

Evakuimi i banorëve dhe turistëve ka ndodhur në Cote d’Azur, ku së paku 1,000 zjarrfikës janë përfshirë në shuarjen e zjarrit dhe në largimin e qytetarëve nga zona e rrezikut, raporton AP.

Zjarri ka djegur rripin e madh të pyjeve mesdhetare, si dhe një numër të madh shtëpive, hangareve, studio dhe disa automjete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme