Jugu i Francës në emergjencë nga flakët

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 09:02 | Nga

Jugu i Francës është në gjendje emergjence nga flakët që kanë shpërthyer në disa zona pyjore gjatë orëve të fundit. Janë shkrumbuar mbi 3 mijë hektarë tokë përgjatë rivierës franceze dhe ishullin e Korsikës. Autoritetet kanë kërkuar ndihmë edhe nga Bashkimi Europian.

“Apokalips” është fjala më e përshtatshme për të përshkruar situatën e rënduar nga zjarret masive përgjatë bregdetit mesdhetar të Francës.

Flakët kanë krijuar një situatë emergjente dhe po shkrumbojnë mbi 3 mijë hektarë pyje përgjatë zonës bregdetare juglindore por edhe në ishullin e Korsikës.

Zjarret kanë përfshirë edhe zona të banuara por fatmirësisht pa viktima, pasi autoritetet kishin marrë në kohë të gjitha masat për evakuimin e tyre.

Situata është aq e rëndë, sa nuk mjaftojnë 2 mijë forca zjarrfikëse dhe 19 mjete ajrore për të vënë flakët nën kontroll. Autoritetet franceze kanë kërkuar edhe ndihmë nga vendet fqinje të Bashkimit Europian.

Flakët janë përhapur me shpejtësi prej mbrëmjes së të hënës, kur u lokalizuan vatrat e para. Për shuarjen e zjarreve po ndihmojnë edhe vullnetarë, kryesisht banorë të zonave të prekura nga zjarret. Në rrezik është edhe zona e famshme turistike Saint Tropez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme