12 hapa të domosdoshëm për sukses në ndërmarrësi

Prishtinë | 22 Qer 2024 | 00:11 | Nga Ekonomia Online

Krijimi i një biznesi të suksesshëm është i vështirë. Nuk ka vetëm dy mënyra për të. Ju synoni të shkoni drejt qëllimeve, duke shmangur dhe tejkaluar të gjitha pengesat të cilat ju dalin në rrugë. Kjo mund të bëhet duke u përballur me këto pengesa shpesh sfiduese.

Ju duhet të besoni

Rrethoni veten me njerëz pozitivë dhe të talentuar. Injoroni njerëzit negativë dhe besoni se njerëzit do të përfitojnë nga ajo që ofroni. Shkoni përpara me vetëbesim, të pajisur me dëshmi të përfitimeve të produktit ose shërbimit tuaj.

Ju duhet të keni vetëbesim

Ndërmarrësit shpesh ndihen të pasigurtë për të thirrur një konsumator të ri, frikësohen nga lansimi i një ndërmarrjeje të re dhe dyshojnë në suksesin e tyre. Ata të cilët arrijnë sukses vënë hezitimin mënjanë dhe i bëjnë ato.

Ju duhet të bëni thirrje për shitje

Ju jeni në biznes për të fituar para, dhe mënyra e vetme për të fituar para është të fitoni dhe të mbani konsumatorët dhe klientët. ‘’Larg nga sytë, larg nga mendja’’. Për këtë është e rëndësishme të qëndroni në kontakt me kontaktet e vjetra, të ju dërgoni mesazhe klientëve kandidatë dhe të mbani takime sy më sy. Bëjeni këtë në baza javore.

Ju duhet të keni guxim për të qenë ndryshe

Bëni një listë të të gjitha gjërave të cilat dallojnë kompaninë dhe produktet tuaja nga ato të konkurrentëve dhe përdorni ato si veçori të shitjeve. Dëshmoni pse jeni ndryshe dhe çfarë ju bën më të mirë.

Ju duhet të jeni të mirë

Nuk është e lehtë të jeni të mirë gjatë gjithë kohës, veçanërisht kur të tjerët nuk tregohen të mirë me ju. Për të qenë të suksesshëm, veproni siç do të dëshironit të trajtoheshit nëse ju do të ishit klienti. Krijoni një kulturë të korporatës me mirësi.

Ju duhet të ndërmerrni rreziqe

Tentimet zero janë të barabarta me zero fitime. Mos u frikësoni të ndiqni takime lidhëse, të lansoni një produkt të ri, të kërkoni një shitje të madhe, të kërkoni referime, ose të bindni një investitor të mbështesë vizionin tuaj.

Ju duhet të jepni rezultate

Njerëzit blejnë ofertat tuaja sepse presin dhe meritojnë rezultate, dhe rezultatet e mira do të prodhojnë konsumatorë të përsëritur dhe marketing nga fjala e gojës. Mos dëshpëroni konsumatorët duke ofruar një produkt të dobët, një shërbim të papërshtatshëm ose komunikim të gabuar. Gjëja më e rëndësishme është të përgjigjeni. Sa më shpejtë që përgjigjeni, aq më shumë keni gjasa për të bërë shitjen.

Ju duhet të jeni të përgjegjshëm

Si një pronar biznesi, ju jeni përgjegjës për gjithçka që ndodh brenda biznesit tuaj, edhe nëse shkojnë gjërat mirë ose keq. Merrni përgjegjësi për etikën e punës, pasojat dhe veprimet përmirësuese.

Ju duhet të ngarkoni detyrat

Askush nuk mund të bëjë gjithçka në mënyrë të suksesshme në një biznes dhe të rritet. Zbuloni se çfarë detyra nuk iu pëlqejnë (llogaritjet, punët administrative, mediat sociale etj. ) dhe ngarkojani ato detyra të tjerëve. Kjo do ju lirojë që të bëni atë që bëni më së miri. Ju jeni karta më e mirë e biznesit tuaj kështu që dilni dhe shisni veten.

Ju duhet të dështoni

Edhe ndërmarrësit më të suksesshëm kanë dështuar disa herë. Ju nuk keni asgjë për të humbur dhe gjithçka për të fituar nëse mundoheni të realizoni qëllimet tuaja. Nëse nuk arrini sukses, ngrituni, mësoni nga përvoja dhe tentoni sërish.

Ju duhet të falni veten

Mund të jetë e vështirë të pranoni një gabim, kështu që kur bëni një gabim, dëshpëroni një konsumator, mbani në mend, nuk është fundi i botës. Mos u merakosni për të për një kohë të gjatë. Është humbje kohe dhe nuk do të fitoni asgjë duke u zhytur në negativitet.

Ju duhet të vazhdoni përpara

Sa herë që ndiheni të ngecur, vazhdoni të vendosni një këmbë përpara tjetrës. Mbani një sy në rezultatin e madh dhe në fund realizoni qëllimet tuaja.

Për të qëndruar të motivuar, punësoni një trajner karriere ose lidhuni me individë si ju. Asnjëherë mos u dorëzoni. Edhe ekipet më të mira humbasin disa lojë në Super Bowl apo në World Series. Vazhdoni të mësoni, dhe jepuni klientëve dhe konsumatorëve më të mirën tuaj. (Jacqueline Whitmore/Entrepreneur)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme