Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 12 persona të prekur me COVID-19 kanë humbur jetën, kurse janë raportuar 491 raste të reja të infektuarve me këtë virus, transmeton Ekonomia Online.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,137 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 491 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (72, 69 dhe 64 vjeç), Gjilan 3 raste (69, 66 dhe 65 vjeç), Prishtinë 2 raste (të dytë 79 vjeç), Drenas 1 rast (64 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (67 vjeç)”, njofton IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive është 23.425 raste nga 104.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 744 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 66 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16,047 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,634.
Sipas IKSHPK, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 215 raste, Gjilan 57 raste, Pejë 31 raste, Fushë Kosovë 25 raste, Gjakovë 23 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Prizren 17 raste, Vushtrri 12 raste, Viti 11 raste, Deçan 8 raste, Lipjan 8 raste, Skenderaj 8 raste, Drenas 7 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 7 raste, Klinë 6 raste, Istog 5 raste, Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat: Dragash, Ferizaj dhe Shtime.