12 të vdekur në aeroportin e Kabulit

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Gjithsej 12 persona janë vrarë në dhe përreth aeroportit të Kabulit që nga e diela, sipas një zyrtari taliban.

Zyrtari, i cili foli në mënyrë anonime për agjencinë e lajmeve Reuters, tha se vdekjet janë shkaktuar nga të shtëna armësh, shkruan BBC.

Ai u bëri thirrje turmave para portave të shkojnë në shtëpi nëse nuk kanë të drejtë të udhëtojnë dhe tha se talibanët “nuk duan të lëndojnë” askënd në aeroport.

Janë raportuar skena kaosi ndërsa mijëra njerëz përpiqen të largohen nga vendi.

Aeroporti i Kabulit mbetet nën kontrollin amerikan, por rrugët përreth ruhen nga talibanët. Dëshmitarët kanë raportuar anëtarë të armatosur të grupit që parandalojnë njerëzit, përfshirë ata me dokumente, të hyjnë në të.

Të ngjashme