Të paktën 12 persona janë vrarë dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur në një sulm kamikaz me bombë në një qytet të vogël në veri të Kamerunit, bëjnë të ditur burimet e ushtrisë.
Sulmi ndodhi në qytetin Waza, i cili ndodhet vetëm pesë milje larg kufirit nigerian, në një rajon i cili shpesh sulmohet nga militantët e Boko Haramit, transmeton Express.
Megjithatë, asnjë grup s’e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.