12 të vrarë në kampin e kontrolluar nga forcat siriane kurde

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Kombet e Bashkuara kanë pranuar një raport ku thuhet se 12 sirianë dhe irakianë janë vrarë në gjysmën e parë të janarit në një kamp në Sirinë veriore, i cili mban refugjatë dhe familjarë të luftëtarëve të Shtetit Islamik.

“Kërkojmë nga autoritetet që e ruajnë sigurinë në këtë kamp, të krijojnë ambient të sigurt për banorët por edhe për punëtorët humanitarë aty”, ka deklaruar Jens Laerke, zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, raporton Reuters.

Kampi i cili kontrollohet nga forcat siriane kurde ka 62 mijë njerëz nga shtete të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme