Turqia ia rrëzon një aeroplan Sirisë, vjen reagimi rus

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se kanë rrëzuar një aeroplan sirian L-39 mbi Idlib.

“Si pjesë e operacionit të suksesshëm të ‘mburojës pranverore” (në Idlib) u rrëzua një aeroplan ushtarak i regjimit sirian L-39,”tha ushtria turke.

Televizioni shtetëror sirian konfirmoi informacioni. Sidoqoftë, të gjithë sytë i janë drejtuar Moskës pasi regjimi i presidentit sirian Bashar Al- Assad është në koalicion me Rusinë.

Për shkak të situatës në Idlib, udhëheqësit turq dhe rus janë vënë “në akull të hollë” pasi konflikti kërcënon të përshkallëzohet në çdo moment. Kjo është pikërisht arsyeja pse presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan udhëton në Moskë këtë javë për të provuar të “qetësojë situatën” me Vladimir Putin.

Të dielën, Ankaraja filloi një operacion të ri ushtarak në veri-perëndim të Sirisë “Mburoja e Pranverës”.

Ndërkohë Kremlini tha që Moska dhe Ankaraja ishin të afta të zvogëlonin rrezikun e konfliktit të armatosur në Idlib.

“Shpresojmë të zvogëlojmë rrezikun pasi ushtritë e të dy vendeve mbajnë kontakte të ngushta,” tha zëdhënësi i presidencës ruse Dmitry Peskov duke iu përgjigjur gazetarëve në lidhje me mundësinë e një konfrontimi të armatosur midis Rusisë dhe Turqisë në Idlib.

Turqia ka vendosur mijëra trupa në mbështetje të forcave rebele në Idlib, por kjo nuk ka ndaluar përparimin e forcave siriane.

Turqia, në shenjë proteste për përshkallëzimin e konfliktit në Siri, ka hapur kufijtë e saj perëndimorë për mijëra refugjatë që kërkojnë të arrijnë në BE. Që atëherë, mijëra njerëz janë përpjekur të kalojnë kufirin me Greqinë, por autoritetet greke nuk kanë lejuar të kalojnë vijën e tyre të mbrojtur mirë të kufirit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme