Manaj: Asnjëherë s’e kemi akuzuar asnjë eksponent politik për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Shkëmb Manaj nga LDK-ja ka thënë se mandati i UÇK-së mbaron në qershor të 1999, pas asaj ai tha se ish-krerët e UÇK-së nuk e përfaqësojnë atë.

Manaj tha se po flasin për vrasjet e pasluftës që kanë ndodhur pas qershorit 1999.

Ai shtoi asnjëherë nuk e kanë akuzuar asnjë eksponent politik për vrasje në Pressing të T7.

“Ne po flasim për vrasjet pas qershorit 1999, dhe pas asaj këta nuk janë përfaqësues të UÇK-së, por ish-drejtues. UÇK-ja e ka përfunduar mandatin në qershor 1999, dhe pas kësaj kushdo që ka kryer vrasje ai është kriminel. Është mirë që këto çështje të ndahen”, ka thënë ai. 

Të ngjashme