121 persona mendohet se kanë mbetur të vrarë nga luftimet që janë duke vazhduar në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, kështu thonë nga Agjencia për Shëndetësi e Kombeve të Bashkuara
Ndërsa Organizata Botërore për Shëndetësi (OBSH) tha sot se 561 persona janë plagosur që prej kur e vetëquajtura Ushtria Kombëtare e Libisë nisi një ofensivë ushtarake më 5 prill.
Libia është e ndarë ndërmjet qeverive rivale në lindje dhe perëndim të vendit dhe këto qeveri, mbështeten nga milici të ndryshme.
Më herët gjatë kësaj jave, OKB-ja tha se mbi 8 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e luftimeve.