Gjithsej 127 veta kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Iran, duke e rritur numrin e vdekjeve deri në 1812, tha një zyrtar iranian i shëndetësisë të dielën.
Sipas TV shtetëror iranian, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, tha se janë shënuar 1,411 raste të reja me virus, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 23,049.
Ai shtoi se janë gjithsej 8376 persona, të cilët u mjekuan për virusin dhe janë larguar nga spitalet.
Mosha mesatare e të infektuarve nga virusi është 59, ndërsa ata që humbën jetën janë në të 60-tat e tyre.
Një total prej 170 punonjësve shëndetësorë, përfshirë 40 mjekë dhe 130 infermierë, kanë dalë pozitivë në testin për koronavirusin.
Një total prej 152 punonjësish mjekësorë, përfshirë 25 mjekë dhe 127 infermierë, të cilët u mjekuan për virusin, janë rikuperuar, shkruan AA.