Varianti i ri i koronavirusit Omicron është zbuluar te 13 persona që mbërritën në kryeqytetin holandez Amsterdam me dy fluturime nga Afrika e Jugut.
Ata janë mes 61 pasagjerëve që rezultuan pozitivë me koronavirus.
Omicron u raportua për herë të parë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga Afrika e Jugut të mërkurën dhe provat e hershme sugjerojnë se ka një rrezik më të lartë të ri-infeksionit, raporton BBC.
Pasagjerët që rezultuan pozitivë për COVID-19 janë vendosur në karantinë në një hotel pranë aeroportit Schiphol të Amsterdamit.
Ata që rezultuan negativë u është kërkuar të izolohen në shtëpi për pesë ditë dhe të bëjnë teste të mëtejshme, ndërsa atyre në tranzit u lejuan të vazhdojnë udhëtimet e tyre.