13 persona janë vrarë në fshatin Chiquix të Guatemalës, pas një mosmarrëveshje të dukshme për tokën. Mes viktimave janë gra dhe fëmijë.
Nuk ishte menjëherë e qartë se si vdiqën viktimat, por policia i përshkroi vrasjet si “vëllavrasje të patolerueshme dhe të pakuptueshme”.
Një oficer policie ishte po ashtu në mesin e të vrarëve ndërsa dy të tjerë u plagosën.
“Që në momentin e parë janë caktuar oficerët e nevojshëm të policisë për të gjetur përgjegjësit e këtyre krimeve dhe për të bërë vlerësime të strategjive të reja në përpjekje për të ndalur ngjarje të tjera fatkeqe”, thuhet në deklaratën e policisë.
Një mosmarrëveshje mes dy fshatrave që ka zgjatur për më shumë se 100 vjet duket të jetë shkaku i sulmit, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.
Banorët e Nahuala dhe Santa Catarina Ixtahuacan janë përfshirë në konfrontime të dhunshme në të kaluarën, të cilat gjithashtu janë kthyer në vdekjeprurëse.
Në maj 2020, presidenti Alejandro Giammattei shpalli gjendjen e rrethimit pas një përshkallëzimi të dhunës në zonë.
Këto dallime kanë vazhduar për më shumë se njëqind vjet dhe gjatë historisë kanë marrë jetën e shumë e shumë fshatarëve të përfshirë në mbrojtjen e supozuar të tokave të tyre.