Ne të gjithë kemi nevojë për frymëzim çdo ditë, qoftë në jetën tonë personale apo për të bërë punën tonë. Dhe veçanërisht nëse po përpiqeni të ndërtoni një biznes të suksesshëm.
Një nga aspektet më të vështira të ndërtimit të një biznesi mobile-first është përpjekja për t’i bërë klientët të përdorin aplikacionin tuaj dhe t’i bëni ata që të kthehen përsëri dhe përsëri rregullisht.
Më poshtë ju sjellim disa shprehje frymëzuese nga disa prej sipërmarrësve dhe marketerëve më të mirë për t’ju ndihmuar me frymëzim gjatë marketingut të aplikacionit tuaj mobile.
- “Përmbajtja është grimca atomike e të gjithë marketingut digjital.” — Rebecca Lieb
- “SEO nuk është më diçka që ju bëni. Është ajo që ndodh kur bëni gjithçka tjetër siç duhet” – Chad Pollitt
- “Website juaj është pasuria juaj më e madhe. Njerëzit shikojnë website tuaj më shumë se çdo gjë tjetër” – Amanda Sible
- “Njerëzit ndajnë, lexojnë dhe përgjithësisht angazhohen më shumë me çdo lloj përmbajtje kur ajo shfaqet përmes miqve dhe njerëzve që njohin dhe besojnë” – Malorie Lucich
- “Përqëndrohuni në problemin thelbësor që biznesi juaj zgjidh dhe shpërndani shumë përmbajtje dhe entuziazëm, dhe ide se si ta zgjidhni atë problem” – Laura Fitton
- “Ju nuk mund të prisni që thjesht të shkruani dhe të vijnë vizitorë tek ju. Kjo është shumë pasive” – Anita Campbell
- “Marketimi gojë më gojë ka qenë gjithmonë i rëndësishëm. Sot, është më i rëndësishëm se kurrë për shkak të fuqisë së internetit” – Joe Pulizzi dhe Newt Barrett
- “Siç e keni vënë re, njerëzit nuk duan të shiten. Ajo që njerëzit duan janë lajmet dhe informacionet për gjërat që u interesojnë” – Larry Weber
- “Për të qenë të suksesshëm dhe për të rritur biznesin e të ardhurat tuaja, ju duhet të përputhni mënyrën se si i marketoni produktet tuaja me mënyrën se si klientët tuaj mësojnë dhe bëjnë blerje për produktet tuaja” – Brian Halligan
- “Marketingu është shumë i rëndësishëm për ta lënë në dorë të departamentit të marketingut” – David Packard
- “Çelësi është, pavarësisht se çfarë historie tregoni, bëjeni blerësin tuaj hero” – Chris Brogan
- “Nuk më intereson shumë për praktikat më të mira. Më interesojnë konvertimet. Kjo është arsyeja pse unë testoj” – Michael Aagaard
- “Mos kini frikë të bëheni krijues dhe të eksperimentoni me marketingun tuaj” – Mike Volpe