Bëhuni “të paharrueshëm” në biznes dhe në jetë

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Nëse mendoni se produkti, shërbimi ose reputacioni juaj i shkëlqyer do të qëndrojë në mendjen e klientit apo konsumatorit tuaj përgjithmonë, mendoni sërish.

Të qenit i harrueshëm mund të jetë e dëmshme kur është fjala tek suksesi, thotë shkencëtarja kognitive Carmen Simon, autorja e Impossible to Ignore: Creating Memorable Content to Influence Decisions.

‘’Njerëzit me shumë gjasa do të harrojnë mbi 90 përqind të asaj që e komunikoni, dhe kjo do të thotë markën, mesazhin, thirrjen tuaj për veprim. ‘’Për të qenë në mendjen e njerëzve, ju duhet të bëheni pjesë e reflekseve të tyre, shprehive dhe qëllimeve të cilat i konsiderojnë të vlefshme’’.

Pra, si të lini një përshtypje të qëndrueshme. Në vend se të njiheni si i zgjuar në biznes, synoni të jeni më të qëllimshëm për gjërat që bëni dhe thoni.

Këtu janë disa mënyra se si mund të dalloheni nga konkurrenca, dhe të qëndroni në mendjet e njerëzve.

Lidhuni me të vërtetë

Një shitës është i programuar të shesë produktin e tij duke u fokusuar në përfitime dhe veçori. Krijoni një ndryshim në këtë gjë dhe lidhuni me njerëzit. Filloni duke bërë pyetje. Mësoni më shumë për problemet, shqetësimet dhe nevojat e klientit tuaj para se të përmendni produktin ose shërbimin tuaj. Mendoni si një doktor: së pari ju duhet të zbuloni se çfarë ka klienti juaj para se të përshkruani një zgjidhje. Qasjuni secilit ndryshe dhe ndërtoni marrëdhënie të paharrueshme.

Tregoni histori

Kandidatët janë hutuar gjatë prezantimit me gjithë ato tabela, fakte dhe numra. Përderisa përfitimet tuaja janë të rëndësishme, tregimet janë mjeti bazë për lidhjen me njëri tjetrin. Njerëzit ndjekin, mbajnë në mend dhe transformohen nga tregimet. Ofroni shembuj të jetës së vërtetë se si produkti ose shërbimi juaj ndihmoi të tjerët, si raste studimi apo dëshmi. Ose përdorni përvojën tuaj personale për të rritur lidhjen tuaj. Edhe në botën e biznesit, tregimet kanë një fuqi unike për të lëvizur zemrat, mendjet, këmbët dhe kuletat e njerëzve në drejtimin e qëllimshëm.

Tregoni të vërtetën

Besueshmëria juaj bazohet në aftësinë tuaj për të qenë të sinqertë në të gjitha situatat. Gjithmonë tregoni të vërtetën, edhe nëse iu kushton me shitje. Klienti juaj do të vlerësojë sinqeritetin tuaj dhe do ju mbajë në mend. Si rezultat, ai ose ajo ka më shumë gjasa të ju rekomandojë tek një tjetër klient potencial apo të përdorë shërbimet tuaja në të ardhmen. E vërteta mund të jetë e dhimbshme ndonjëherë, por josinqeriteti është gjithmonë shkatërrues.

Mos u frikësoni të thoni ‘’jo’’

Një mënyrë e sigurt për t’u harruar shpejtë është të njiheni si një person ‘’po-jo’’. Përveç kësaj, kjo frustron të tjerët kur ju pajtoheni me ata gjatë gjithë kohës, veçanërisht nëse vendimet kritike janë të përfshira. Nëse shihni një problem, flisni. Nëse e dini se një zgjidhje e propozuar nuk do të funksionojë, thoni ‘’jo’’ dhe ofroni opinionin tuaj për arsyen.

Befasoni dikë

Bëni diçka jo të zakonshme të cilin klienti ose konsumatori juaj nuk do t’a priste kurrë. P.sh., në vend se të dërgoni një mesazh ose një email, dërgoni një letër falenderimi, një gjest i cili është bërë shumë i rrallë. Ose dallohuni nga turma duke u veshur ndryshe nga të tjerët. Zgjedhni ngjyra dhe modele tjera. Veshni një parë këpucë moderne dhe një shall, ose gjithçka e cila shton elegancë dhe stil.

Gjithmonë bëni më të mirën tuaj

Në arenën e sotme konkurruese të biznesit, gjithkush mund të ofrojë çmime të mira dhe të premtojë shërbime të mrekullueshme. Por njëra prej mënyrave më të mira që të mbaheni në mend është të performoni në nivele të cilat shkojnë mbi dhe përtej pritshmërive normale. Provoni të kërkoni mënyra për të përmirësuar vazhdimisht përvojën e klientit ose konsumatorit tuaj dhe bëhuni gati të bashkëveproni në mënyrat më të larta profesionale.

Bëhuni ndihmues

Zig Ziglar dikur tha ‘’Mënyra e vetme për të marrë atë që dëshironi është të ndihmoni të tjerët të marrin atë që dëshirojnë’’. Bëhuni mentor, bëni prezantime, dhe rekomandoni të tjerët. Dilni nga rruga juaj për të shpërndarë informacione dhe për të ndihmuar të tjerët të arrijnë sukses, pa e kërkuar, dhe ata do ju mbajnë në mend dhe do të jenë mirënjohës për shumë vite në radhë.

Quhet karma, nëse dëshironi që njerëzit të ndajnë me ju, ndani me ata. Ajo që jepni gjithmonë do ju kthehet.

Janë lëvizjet e vogla ato të cilat do ju dallojnë dhe do t’a bëjnë të pamundur të mposhteni nga konkurrentët tuaj.

Të ngjashme