139 raste aktive me Covid-19 në Gjilan

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Aktualisht në Komunën e Gjilanit janë 139 raste aktive me koronavirus.

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ku është bërë vlerësimi i situatës me virusin në dy ditët e fundit.

Ismajli tha se pavarësisht se numri i rasteve aktive me COVID-19 ka rënë në 139, ka kërkuar nga qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit, mbajtjen e maskës dhe mos grumbullimin.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 9398 mostra, 3436 kanë rezultuar pozitivë, 3193 janë shëruar, 107 të vdekur, 139 raste aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 19 persona dhe 190 mostra në pritje për rezultat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme