14 filma kosovarë të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK_ do të fillojnë shfaqjen në Kino ABC që nga nesër, 8 shkurt deri me 17 shkurt 2018 për të shënuar 10-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kjo iniciativë erdhi si rezultat i nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Kinemasë ABC.
Për 10 ditë do të shfaqen filmat kosovarë të cilët kanë pasur suksese të jashtëzakonshme ndërkombëtare, si prej nominimit në Oscar, pastaj në festivalet e mëdha si ai i Karlovy Vary-it, Venedikut, Sarajevës, Varshavës, Tallinnit, Kairos, Montrealit etj.
Hapja do të bëhet me 8 shkurt, kur do të shfaqen filmat “Shok” nga Jamie Donoughue, “Home” nga More Raça, “Ballkoni” nga Lendita Zeqiraj, “Si qeni n’rrush” nga Driton Hajredini dhe Yll Çitaku, shkruan Kult Plus.
Ndërsa në ditët në vijim do të shfaqen filmat: “Kolona” nga Ujkan Hysaj, “Daullet e Rezistencës” nga Mathieu Jouffre, “Me dasht’, me dasht’, me dasht’” nga Ilir Hasanaj, “Trapped by Law” nga Sami Mustafa, “Home Sweet Home” nga Faton Bajraktari, “Tri Dritare dhe një Varje” nga Isa Qosja, “Martesa” nga Blerta Zeqiri, “T’padashtun” nga Edon Rizvanolli, “Eho” nga Dren Zherka dhe “Babai” nga Visar Morina.