Kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndeshja miqësore Shqipëri-Kosovë, mësohet se janë shitur deri tani 14 mijë bileta nga 22 mijë që janë në dispozicion për këtë përballje.
“Vëllazërorja” do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Zvicër.
Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet të hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime në përballjen miqësore me atë të Kosovës.
Kundër përfaqësueses që drejtohet nga Bernard Challandes, trajneri Christian Panucci do të eksperimentojë thuajse në të gjitha repartet, shkruan Tch.
Në portë, Etrit Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa para gardianit të Atalantës do të jetë Hysaj, në të djathtë; Veseli e Gjimshiti, në qendër; si dhe Lika, në të majtë. Mesfusha e pritshme e kuqezinjve në stadiumin e Zyrihut do të ketë Ramadanin, Ndojin, Krenar Qakën dhe Odise Roshin.
Ndërkaq, Kosova do të luajë me këtë formacion: Ujkani; Aliti, Rrahmani, Ismaili, Vojvoda; Shala, Halimi; Zeneli, Rashica, Avdijaj; Muriqi.