Qeveria miraton 14 prillin si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
Qeveria e Kosovës e ka miratuar datën 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, se duke e njohur dhimbjen dhe vuajtjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale, kanë ardhur me këtë vendim.
Kryeministri Albin Kurti në propozimin e kësaj pike në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se ky vendim është për njohjen e dhimbjes dhe vuajtjen e viktimave të kësaj dhune gjatë luftës së fundit.
“Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Duke e njohur dhimbjen dhe vuajtjen e grave dhe vajzave edhe të burrave dhe djemve si të mbijetuar të dhunës seksuale, në bashkërendim me presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani-Sadriu, propozojmë caktimin e datës 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha Kurti.