14 persona thuhet se kanë vdekur në Indi pasi u rrëzua një tendë gjatë një ceremonie fetare.
Sipas AP, edhe 50 persona të tjerë janë të lënduar nga kjo tendë, transmeton Klan Kosova.
Shefi i shtetit perëndimor Rajasthan Ashok Gehlot tha se një stuhi e fortë shkaktoi rrëzimin e tendës në fshatin Barmer. Zona është 800 kilometra në perëndim të Nju Delhi, kryeqytetit të Indisë.
Kryeministri i Indisë Nerenda Modi përmes Twitter u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u uroi shërim të shpejtë.