14 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, frikë se ka të tjerë nën rrënoja

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 23:36 | Nga Ekonomia Online

Numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani thuhet se është 14, ndërsa mbi 300 persona kanë mbetur të plagosur, shkruajnë mediet turke.

Bilanci ka frikë se do të rritet, ndërsa operacionet e shpëtim-kërkimit nëm rrënoja vijon ende.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 120 kilometra në verilindje të Gaziantep, në një thellësi prej dy kilometrave. Më së shumti është goditur provinca Elazig, e dridhjet janë ndjerë edhe në Irak, Siri, Izrael dhe Liban.

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se tërmeti është regjistruar me magnitude prej 6.8 ballë në distriktin Sivrice të qytetit Elazığ rreth orës 20.55 sipas orës lokale.

Pas goditjes kryesore janë regjistruar edhe 2 lëkundje të tjera njëra me magnitudë 5.4 dhe tjetra 3.3.

Të ngjashme