Kryeministri i Republikës së Kosovë Ramush Haradinaj ka përkujtuar 14 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, nga Papa Xhon Pali i Dytë.
Ai në mesazhin e tij ka thënë se dita e lumturimit të Nënës Terezë duhet të jetë frymëzim për të ndërtuar një botë më të mirë.
Më poshtë gjeni mesazhin e plotë të kryeministrit Haradinaj:
Nëna Terezë, e shenjtëruar nga Papa Françesku vitin e kaluar, u bë mishërimi i dashurisë dhe paqes në botë, është njëherësh simbol botëror i flijimit të njeriut për njeriun.
Nëna Terezë do të jetë gjithnjë frymëzuese për njerëzit e mirë dhe për vepra kulmore humane, veçanërisht për shqiptarët dhe Kosovën.
Dita e Lumturimit të Nënës Terezë duhet të na shërbejë si ikonë që të jemi më të përkushtuar për të ndërtuar një botë më të mirë për fëmijët tanë.