Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), për dhjetë muaj të këtij viti nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 141 milionë euro ose rreth 20 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të viti të kaluar.
Norma e interesit për kredi në tetor është shënuar 6.4 për qind.
Po ashtu vlera e kredive nga qytetarët në tetor ka arritur 4 miliardë e 833.9 milionë euro, ndërsa depozitat 5 miliardë e 875.9 milionë euro.
Në tregun e Kosovës operojnë 12 banka prej të cilave me pronësi të huaj janë 9.