Shërbimi Sekret amerikan nis hetimet ndaj “kërcënimeve” të Muskut

Prishtinë | 20 Sht 2024 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Sekret nuk po qesh me të ashtuquajturën “shaka” të Elon Muskut për një atentat ndaj ish-presidentit amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentes, Kamala Harris.

Menjëherë pas tentativës së dytë të atentatit ndaj Donald Trumpit, shefi i platformës X, Musk iu përgjigj një pyetjeje të DogeDesigner “pse duan të vrasin Donald Trump?”

“Dhe askush nuk po përpiqet ta vrasë Biden/Kamala”, ishte përgjigja e Muskut, e cila ishte e shoqëruar me një figurë (emoji) duke menduar.

Mesazhi shkaktoi aq shumë zemërim, sa që 53-vjeçari e fshiu pak më vonë mesazhin, duke pretenduar se ishte vetëm një shaka, raporton bloomberg.

Por, mbi 198 milionë ndjekësish e kishin parë tashmë mesazhin në X dhe me sa duket po ashtu edhe Shërbimi Sekret.

Agjencia heton çdo kërcënim ndaj presidentit dhe zëvendëspresidentit aktual amerikan. Kërcënimi i krerëve të shtetit është një krim që mund të sjell një gjobë të madhe ose deri në pesë vjet burg.

Të mërkurën, Shërbimi Sekret iu përgjigj kërkesave të Ligjit për Lirinë e Informacionit duke iu referuar mesazhit të Muskut.

Agjencia “është në dijeni të mesazhit në mediat sociale të bërë nga Elon Musku”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Nate Herring.

“Si praktikë, ne nuk komentojmë çështje që kanë të bëjnë me inteligjencën mbrojtëse. Megjithatë, mund të themi se Shërbimi Sekret heton të gjitha kërcënimet që lidhen me të mbrojturit tanë”.

Ndryshe, autoritetet arrestuan të armatosurin e dyshuar Ryan Routh me akuza federale me armë për tentativë vrasjen e Trumpit në fushën e golfit në West Palm Beach. 

Të ngjashme