149 pasagjerë të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Etiopi

Prishtinë | 10 Mar 2019 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Një aeroplan i linjës ajrore të Etiopisë është rrëzuar në rrugën e tij drejt Nairobit dhe nga informatat e para raportohet për të vdekur.

Bëhet fjalë për aeroplanin Boeing 737, i cili ishte në një fluturim të rregullt për në Kenia.

Të gjithë 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit që besohet se janë të vdekur, njoftoi zëdhënësi i linjës ajrore të transmetuesit shtetëror të Etiopisë.

Ka pasur njerëz nga 33 kombësi të ndryshme në bord, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme