Rrënohet kazino “Trump Plaza” në Atlantic City

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kazino “Trump Plaza” në Atlantic City në New Jersey, dikur një simbol i shkëlqimit dhe stilit luksoz të jetës, është rrënuar të mërkurën, raporton “Foxnews”.

Kjo kazino ishte e braktisur që nga viti 2014, kur ishte mbyllur. Dikur destinacion i shquar i perandorive të kazinove të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, “Trump Plaza” kishte rënë në gjendje të rëndë.

Ekipet e shkatërrimit kanë vendosur eksplozivë në pikat strategjike çërgjatë strukturave mbështetëse dhe është rrënuar.

Trump Plaza së pari ishte hapur në bvitin 1984 dhe për një kohë ishte kazinoja më e suksesshme në Atlantic City.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme