1. Kënaqeni njëri-tjetrin
Thelbi i një familjeje të lumtur qëndron në përpjekjet për të kënaqur njëri-tjetrin. Ndërveprimi i tyre karakterizohet nga gëzimi dhe harmonia. Prindërit shfaqin gëzim kur fëmijët vijnë në shtëpi dhe fëmijët lumturohen kur shohin prindërit të hyjnë në shtëpi.
2. Historitë ju bashkojnë
Kur fëmijët vijnë në shtëpi, pyetini si kanë kaluar në shkollë dhe tregojuni diçka nga dita juaj. Nëse dikush shkon në shtëpi i lodhur, pritet pa interes dhe 5 minuta më vonë ndizet TV, pse duhet të gëzohet që të tjerët janë në shtëpi?
Kështu që kur fëmijët kthehen në shtëpi duhet lënë mënjanë çdo gjë tjetër dhe të kalohet pak kohë me ta. Mund të tregoni ndonjë histori të shkurtër, ndonjë këshillë ose përvojë interesante. Kështu familjen nuk do ta kaplojë trishtimi.
3. Martesat e lumtura ekzistojnë
Ndërtoni shembullin e një martese të lumtur para syve të fëmijëve tuaj. Vëmendja ndaj fëmijëve është sigurisht e rëndësishme, por ata mësojnë nga sjelljet tuaja. Kështu që nëse shohin që prindërit e tyre kanë një marrëdhënie të mirë, edhe ata do të ndjehen më mirë. Mbi të gjitha kjo do të garantojë një familje të lumtur edhe pas largimit të fëmijëve nga shtëpia.
4. Hani bashkë
Familjet që hanë të paktën një vakt në ditë së bashku janë më të bashkuara. Ushqimi eshtë koha për të krijuar komunikim me njëri-tjetrin. Disa dreka në javë së bashku do t’i jepnin familjes ndjesinë e duhur.
5. Luani së bashku
Zgjidhni disa aktivitete që mund ti bëni së bashku mbrëmjeve. Specialistët sugjerojnë leximin me zë të librave të ndryshëm fëmijëve. Po ashtu mund të vlejë edhe ndjekja e një filmi, një lojë shah etj.
6. Familja para të gjithash
Fëmijët duhet ta ndjejnë që edhe në familje mund të argëtohen, jo vetëm mes miqsh. Prindërimi mund të bëhet edhe në mënyrë argëtuese. Sigurisht rregullat duhen, por ato nuk duhet t’i shtrëngojnë fëmijët në atë masë që të kërkojnë liri tek miqtë.
7. Orari i ngjeshur dëmton
Formimi i fëmijëve në shumë aspekte është një gjë pozitive, por ndonjëherë kurset e shumta pas mësimit mund të kthehen në problem. Kjo e pengon familjen të jenë të gjithë bashkë në shtëpi në të njëjtën kohë. Duhet gjetur një rrugë e mesme, duke krijuar aktivitetet familjare pas mësimit. Psh. mund të shkoni piknik, të bëni shëtitje me biçikleta, të merreni me sport etj.
8. Krijoni traditë
Tradita familjare i bashkon njerëzit. Ndërtoni zakonet tuaja familjare, ritualet e herëpashershme si festat e ndryshme, shëtitjet, ritualet fetare etj. Vlerësoni ditët dhe gjërat që kanë kuptim për ju. Jepuni vlerë kujtimeve që keni së bashku.
9. Kujdes tonin e zërit
Në shtëpi duhet të mbizotërojë një mjedis i qetë. Qortojini fëmijët kur duhet, por asnjëherë mos e humbni kontrollin duke ngritur zërin. Nëse bërtisni tregoni që situate ju ka dale jashtë kontrollit dhe përhapni panik.
10. Jo grindjeve para fëmijëve
Familjet mund të kenë probleme të ndryshme, por grindjet në çift përcjellin palumturi tek të gjithë anëtarët e familjes. Diskutojini problemet tuaja veçmas dhe me qetësi. Nëse fëmijët ju shohin duke debatuar, sigurohuni që ata ta kuptojnë që gjithçka do zgjidhet.
11. Mos e teproni me punën
Karriera është e rëndësishme deri në momentin që ajo kthehet në prioritet përpara fëmijëve tuaj. Mungesa juaj në familje do t’i bëjë të tjerët të ndihen të pavlerësuar dhe të pasigurtë. Çdo familje ka nevojë për figurën e nënës dhe babait.
12. Vëllazëria është e rëndësishme
Nxisni marrëdhëniet e mira mes motrave dhe vëllezërve. Bëjini ata të ndihen me fat që e kanë njëri-tjetrin dhe këshillojini të ndihmojnë njëri-tjetrin.
13. Shpikni shakatë tuaja
Familja mund të ketë kodin e saj të komunikimit. Shkurtimet e emrave, epitetet e bukura, shakatë që i kuptoni vetëm ju, ju krijojnë ndjenjën e përkatësisë.
14. Jeni të hapur
Familjet ndryshojnë me kalimin e kohës, fëmijët rriten, miqësitë shtohen. Jini të hapur ndaj vendimeve të tyre për të studiuar diku larg dhe mbështeteni njëri-tjetrin në raste fatkeqësish. Sado larg familja është familje. Trajtojeni këdo sipas moshës.
15. Komunikoni
Flisni me njëri-tjetrin, tregojini gjërat që iu pëlqejnë por edhe problemet. Mos i mbani brengat vetëm për vete, pasi kështu gjërat e thjeshta ndërlikohen më kot. Bisedat do ju ndihmojnë të kuptoni më mirë njëri-tjetrin. Duke folur mund t’i zgjidhni të gjitha.