15 kompani do të përfitojnë nga bashkëpunimi i Ministrisë së Inovacionit dhe GIZ-it

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka pritur në takim delegacionin e bizneseve nga Gjermania, nga Zëvendës Ambasadori i German Embassy Pristina, z. Jan-Axel Voss.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së bashku me Qeverinë Gjermane dhe GIZ, përmes Projektit Creating Employment through Export Promotion do të financoj 15 kompani kosovare,  të cilat do të marrin pjesë në Simpoziumin e Berlinit 2018, raporton Ekonomia Online.

Postimi i plotë i ministrit Beqaj:

“Pata kënaqësinë të kem në takim delegacionin e bizneseve nga Gjermania, të kryesuar nga Zëvendës Ambasadori i German Embassy Pristina, z. Jan-Axel Voss, Drejtoreshën Rajonale për Evropën Juglindore të Komisionit për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës Lindore, znj. Anja Quiring dhe Drejtoresha e KDËV Kosovarisch-Deutsche Ëirtschaftsvereinigung, znj. Nora Hasani.

Kompani prestigjioze botërore, si Airbus dhe Siemens ishin pjesë e takimit dhe treguan shumë interesim për investim në Kosovë, veçanërisht në Parkun Gjermano-Kosovar të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së bashku me Qeverinë Gjermane dhe GIZ, përmes Projektit Creating Employment through Export Promotion do të financoj 15 kompani kosovare të marrin pjesë në Simpoziumin e Berlinit 2018 ku takohen dhe arrihen marrëveshjet më të mëdha të bashkëpunimit në mes të kompanive gjermane dhe të tjerëve”

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme