Jeta në ditët e sotme është bërë shumë dinamike – si pasojë e agjendave të ngarkuara, shumë pak kohë mbetet në ditë për të bërë aktivitete fizike.
Duke e ditur rëndësinë e ushtrimit të rregullt dhe ndikimin kyç që ka në shëndetin tonë mendor, fizik dhe emocional, shkencëtarët kanë gjetur një zgjidhje për problemin e kohës.
Një ecje prej pesëmbëdhjetë minutash në ditë mund të zgjasë deri në shtatë vjet jetën tuaj.
Gjashtëdhjetë e nëntë njerëz, të moshave ndërmjet 30-60 vjeçare, u përfshinë në këtë studim.
Ata bënin stërvitje të përditshme, dhe ajo që zbuluan shkencëtarët nga këta persona ishte ulja e nivelit të plakjes.
Ndërkohë, këtyre individëve i ndihmoi ecja edhe për shëndetin e zemrës, shkruan Ekonomia Online. Këto janë 6 dobitë, nëse e praktikoni ecjen çdo ditë
Ecja vetëm për dymbëdhjetë minuta ju rrit vëmendjen dhe vetëbesimin
Ecja me intensitet të moderuar mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të tensionit të lartë.
Sipas rezultateve të Studimit të Shëndetit të Infermiereve të Harvardit, gratë që ecnin së paku tridhjetë minuta në ditë ulën rrezikun e diabetit me 30%.
Një studim i bërë nga “Epidemiologjia e kancerit” zbuloi se gratë që ecnin të paktën shtatë orë në javë kishin 14% më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e gjirit.
Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko dhe Harvard University zbuluan se meshkujt që kishin kancer të prostatës dhe që ecnin të paktën tre orë në javë ulën shanset e tyre për përsëritjen e tyre.
Disa mënyra të thjeshta të ecjes
Dobitë e ecjes së përditshme janë astronomike, ajo pozitivisht ndikon në gjendjen tuaj mendore dhe fizike, duke e lënë mendjen dhe trupin tuaj të lumtur dhe më të shëndetshëm!
Ju mund të mos jeni në gjendje të futni 5 milje në ditë në orarin tuaj, por vetëm 15 minuta ecje mund të ndryshojë plotësisht jetën tuaj.
Pra, vishni këpucët, preferohen atlete, dhe muzikën tuaj dhe filloni të lëvizni ato këmbë!