Ansu Fati luajti vetëm 15 minuta kundër Villarrealit të martën në mbrëmje, por ai bëri përshtypje të madhe me aftësitë e tij individuale duke bërë një paraqitje jashtëzakonshme.
Fati, 16-vjeçar, luajti për Barcelonën në fitoren e tyre të ngushtë 2-1 në La Liga ndaj Villarrealit në Camp Nou.
Ai zëvendësoi Luis Suarezin në minutën e 78-të, ndërsa gazetat spanjolle pretendojnë se i riu bëri më shumë sesa shoku i tij i ekipit uruguaian pas inkuadrimit të lojë.
Fati tregoi për këta minuta se është një talent i madh se Barcelona ka një diamant në radhët e veta pas paraqitjet se tij brilante me driblime dhe raste të krijuara.
Gazeta spanjolle Marca shkroi me shkëlqim për Fatin pas paraqitjes së tij të fundit.
“Ai hyri në minutën e 78-të kundër Villarrealit në vend të Luis Suarez, i cili kishte zhgënjyer dhe ishte fishkëlluar në largimin e tij”.
“Ai tregoi më shumë në 15 minuta në fushë sesa Suarez, Antoine Griezmann dhe Lionel Messi, së bashku”, shkruan në artikullin e gazetës Marca.
Kjo është vetëm ndeshja e fundit e mirë e Fatit, pasi talenti 16-vjecar është vlerësuar lartë edhe në paraqitjet e para, ku nuk munguan golat dhe asistimet, por edhe rekordet.