15 minutat ndaj Villarealit tregojnë se Antu Fati është një talent i rrallë

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Ansu Fati luajti vetëm 15 minuta kundër Villarrealit të martën në mbrëmje, por ai bëri përshtypje të madhe me aftësitë e tij individuale duke bërë një paraqitje jashtëzakonshme.

Fati, 16-vjeçar, luajti për Barcelonën në fitoren e tyre të ngushtë 2-1 në La Liga ndaj Villarrealit në Camp Nou.

Ai zëvendësoi Luis Suarezin në minutën e 78-të, ndërsa gazetat spanjolle pretendojnë se i riu bëri më shumë sesa shoku i tij i ekipit uruguaian pas inkuadrimit të lojë.

Fati tregoi për këta minuta se është një talent i madh se Barcelona ka një diamant në radhët e veta pas paraqitjet se tij brilante me driblime dhe raste të krijuara.

Gazeta spanjolle Marca shkroi me shkëlqim për Fatin pas paraqitjes së tij të fundit.

“Ai hyri në minutën e 78-të kundër Villarrealit në vend të Luis Suarez, i cili kishte zhgënjyer dhe ishte fishkëlluar në largimin e tij”.

“Ai tregoi më shumë në 15 minuta në fushë sesa Suarez, Antoine Griezmann dhe Lionel Messi, së bashku”, shkruan në artikullin e gazetës Marca.

Kjo është vetëm ndeshja e fundit e mirë e Fatit, pasi talenti 16-vjecar është vlerësuar lartë edhe në paraqitjet e para, ku nuk munguan golat dhe asistimet, por edhe rekordet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme