15 persona kanë vdekur nga Covid-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 493 raste të reja me koronavirusin e ri.
Rastet e reja janë nga testimi i 2366 mostrave.
Shifra totale e të infektuarve ka arritur në 82.794, ndërsa e të vdekurve në 2488.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 450 pacientë, ndërsa totali ka arritur në 60.706. Numri i rasteve aktive është 19.600.