Dëmtohen tribunat dhe digjen stolat në stadiumin e Shkupit

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Një akt i shëmtuar ka ndodhur në stadiumin e rikonstrukturuar të Shkupit, teksa disa persona kanë shkatërruar një pjesë të tribunave, ndërsa nuk kanë lënë pa dëmtuar edhe kabinën e dedikuar për gazetarët.

Sakaq, keqbërësit nuk janë kursyer me stolat e impiantit të cilave iu është vendosur edhe flaka.

Një vepër e rëndë e cila duket më tepër si akt xhelozie ndaj skuadrës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, teksa ata janë në vendin e parë të kampionatit dhe pretendentët kryesorë për të mbërritur te titulli kampion.

Tashmë, pjesa më e rëndësishme është që autorët e kësaj vepre të shëmtuar të vendosen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, ndërsa Shkupi mund të përgjigjet edhe me rezultatet në fushë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme