15-vjeçarja Gauff eliminon Williamsin nga “Australian Open”

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Amerikania 15-vjeçare Coco Gauff ka dëshmuar se fitorja ndaj Venus Williamsit në vitin e shkuar nuk ishte befasi, pasi ka mposhtur shtatë herë kampionen edhe një herë, për të arritur në raundin e dytë të “Australian Open”.

Gauff dëshmoi hyrjen e saj në majë të këtij sporti pasi mposhti “idhullin” e saj në raundin e parë të Wimbledonit në muajin korrik.

Sikur atë kohë, ajo mposhti sërish 39-vjeçaren amerikane 7:6, 6:3.

Gauff në raundin e radhës do të përballet me Sorana Cirstean nga Rumania.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme