Ndeshje interesante nga Liga Unike vijnë sonte ekskluzivisht në Artmotion

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Kjo ndeshje interesante nga Liga Unike vjen sonte ekskluzivisht në Artmotion

Liga Unike vazhdon me xhiron e radhës në vikend ku do të ketë disa duele interesante që do e mbyllin këtë vit kalendarik në këtë garë interesante që nisi aktivitetin këtë vit.

Takimi i parë është ndërmjet Pejës dhe Rahovecit. Pejanët kanë katër fitore dhe dy humbje, kurse rahovecasit dy fitore dhe katër humbje. Verdhezinjtë kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, kurse Vreshtarët kanë pasur ngritje të formës dhe synojnë pozitë sa më të mirë për garat e rregullta.

Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1 nën komentimin e Lirim Pecit.

5-shet e mundshme startuese:

Peja: Ilter, Berisha, Çallaku, Maxwell, Smith

Rahoveci: Morina, Davis Jr, Yarbough, Mala, Rugova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme