15 vjet nga goli i parë i Messit për Barcelonën

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Superylli argjentinas, Lionel Messi ka shënuar golin e tij të parë zyrtar për Barcelonën ndaj Albacetes, në një ndeshje kampionale në “Camp Nou” gjatë edicionit 2004\05.

Ishte 1 maji i vitit 2005. Barça – Albacete ndeshja e xhiros së 34-t të atij edicioni. Atë mbrëmje 17-vjeçari Lionel Messi, duke mbajtur fanellën me numër 30, shënoi golin e parë në nivelin senior, kurse një gol tjetër iu anulua për pozitë jashtë loje.

Argjentinasi filloi atë mbrëmje serinë impresive të golave. Ai kishte debutuar në tetor të një viti më parë nën drejtimin e Frank Rijkaardit, në derbin ndaj Espanyolit.

“Camp Nou” po priste për të parë shprërthimin e Messit. Ekipi i Riijkardit po fitonte 1:0 ndaj Albacetes, kur trajneri holandez vendosi që Messi të zëvendësonte Samuel Eto’on në minutën e 87-të. Dy minuta më vonë argjentinasi i ri shënoi gol të bukur pas pasimit të Ronaldinhos, që megjithatë u anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 91-të Messi pranoi një pasim tjetër të shkëlqyeshëm nga Ronaldinho dhe këtë herë parabola e tij mbi Valbuenan ia siguroi golin e parë në nivel të të rriturve. Ishte i pari në mesin e shumë golave, duke përfshirë edhe atë ndaj Getafes në Camp Nou, që sipas tifozëve të Barcelonës është më i miri.

Gjatë 15 vjetëve, gjatë të cilave Messi është stabilizuar si më i miri në botë, ai ka shënuar 627 gola në ndeshje zyrtare, ka shkruar sajti i Barcelonës. Golat e kanë ndihmuar atë të fitojë gjashtë trofe të Topit të Artë dhe shumë e shumë trofe tjerë. Këtë edicion superylli ka 19 gola të shënuar dhe aktualisht prinë në listën e realizatorëve të La Ligas.

Lista e tij e rekordeve është po e gjatë. Shumë kanë të bëjnë me golat e shënuar. Dhe e tëra nisi 15 vjet më parë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme