15 vjet punë në “Çekanin e Mesnatës” ndaj Iranit, gjenerali amerikan jep detaje

Prishtinë | 26 Qer 2025 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Gjenerali Dan Caine, kreu i Shtabit të Përbashkët të ushtrisë amerikane tha se Operacioni “Çekani i Mesnatës” ishte “kulmi” i 15 viteve punë.

Sipas tij, armët e përdorura në sulme ishin “të projektuara, të planifikuara dhe të dorëzuara” për të arritur sukses në sulmin ndaj centralit bërthamor Fordo në Iran.

Gjenerali amerikan tha se një oficer nga Agjencia Amerikane e Reduktimit të Kërcënimeve të Mbrojtjes kishte studiuar Fordon për 15 vjet, raporton BBC.

Ai shtoi se një bombë “bunker-shkatërruese” u zhvillua më vonë me qëllim kryerjen e sulmit, i cili përfundimisht u zhvillua më 22 qershor.

Të ngjashme