Ndërsa suksesi ekonomik i Afrikës është tronditës, pasojat e tij arrijnë përtej kësaj. Ka një zhvillim të paimagjinueshëm në këtë kontinent, që lidhet me rritjen ekonomike dhe rilindjen kulturore.
Transformimi i këtij kontinenti do ta ndryshojë mënyrën se si Afrika e sheh botën dhe se si bota e sheh atë.
1. Në vitin 1970, gjithë popullsia e Afrikës ishte sa gjysma e Evropës, ndërsa sot, popullsia e Afrikës është më shumë se dyfishi i BE-së.
2. Më shumë transaksione parash nëpërmjet celularit janë bërë në Kenia se nga SHBA-ja. Në Kenia është bërë 12.5 miliardë dollarë në gjashtë muajt e parë të 2014.
3. Mbi 100 inkubatorë janë themeluar gjatë 48-muajve të fundit në Afrikë. Dhe ju keni menduar se ‘Silicon Valley’ (vendi i korporatave më të mëdha të teknologjisë) është e ardhmja e teknologjisë.
4. Ruanda renditet në vendet e para për numrin e grave deputete me 64%.
5. Afrika ka katër qytete me Wireless, duke përfshirë Dar es Salaam në Tanzani dhe Kigali në Ruanda.
6. Në më pak se tre breza, mbi 40% e të rinjve në botë do të jenë nga Afrika.
7. Telefonat celularë kanë ndryshuar gjithçka (70% e afrikanëve kanë një të tillë). Një fëmijë afrikan me një celular ka qasje për më shumë informacion se sa presidenti i Shteteve të Bashkuara, 15 vjet më parë.
8. Nollivud, industria e filmit të Nigerisë, është industria e dytë më e madhe në botë pas Bollivud, dhe prodhon dy herë më shumë filma se Hollivudi.
9. Afrika është po aq e populluar sa Kina dhe ka qytete popullsia e të cilave shkon deri në 1 milionë ose më shumë, njësoj si Evropa.
10. Afrika ka marrë më tepër çmime Guiness në garën me pije, sesa Irlanda.
11. Afrikanët dhe njerëzit me prejardhje afrikane të kohëve të fundit janë me arsim të lartë. Nga 300,000 afrikanë të shkolluar në diasporë, 30,000 prej tyre kanë gradën Ph.Ds.
12. 15 vjet më parë, popullsia e Tanzanisë ishte aq sa ajo e Kalifornisë. Në vitin 2100 ajo do të jetë 276 milionë banorë, aq sa Amerika e sotme.
13. Në tre vitet e ardhshme, numri i smartfonëve në Afrikë do të dyfishohet. Disa madje parashikojnë se shumica e afrikanëve do kenë secili një smartfon në vitin 2017.
14. Konsumi i shampanjës në Nigeri, po rritet më shpejt se kudo tjetër në botë.
15. Gjithashtu, afrikanët e pëlqejnë SHBA-në. Tre nga 10 vendet me përshtypje më pozitive për Shtetet e Bashkuara, janë nga Afrika.
16. Facebook dhe Google po investojnë në projekte të mëdha për të shpërndarë internetin në vendet më të izoluara të Afrikës.