79 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, Spitali njofton se 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 62 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
12 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
288 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,053 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione”, thuhet tutje në informata të tjera nga Spitali i Pejës.