Përfundon numërimi i votave në Pejë, këto janë rezultatet

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Edhe në Pejë janë numëruar të gjitha votat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatet në këtë komunë.

Lëvizja Vetëvendosje radhitet e para me më së shumti vota.

Ky subjekt në Pejë ka marrë 49.14% të votave.

E dyta është AAK me 15.22% të votave, LDK 18.83%, PDK 9.23%, IRDK 1.30% dhe subjektet tjera 6.28%.

Numri i përgjithshëm i votuesve në Pejë është 104 mijë e 82.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme