16 profesorë të UP-së akuzohen për plagjiaturë, shumica nuk reagojnë ndaj akuzave

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 13:22 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë prezantimit të raportit “Stafi akademik i UP-së – studimet, angazhimet e tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë”, u përmendën 16 raste të profesorëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë kryer plagjiaturë në punimet e tyre të doktoratës.

Botuesi i këtij raporti, Shkëlzen Gashi, tregoi se në këtë raport kanë përmbledhur plagjiaturat që janë publikuar në media, që nga viti 1985, derisa përmendi emrat e të gjithë këtyre 16 profesorëve, raporton Ekonomia Online.

“Është problem me zbulu plagjiatura të reja, por çka kemi bërë është se i kemi përmbledhë të gjitha plagjiaturat që janë publiku në media”.

“Domethënë i kemi mbledhë prej mediave që janë publiku plagjiaturat për stafin akademik të UP-së, magjistratura e doktoratura, por zakonisht doktoratura. E para është e publikume në vitin 1985 në gazetën Fjala për profesorin e Fakultetit të Filozofisë, Ali Didën, edhe jam shumë i lumtur që këtu me neve është ai që e ka zbulu këtë plagjiaturë”.

“I kemi renditë sipas fakulteteve, i pari është i Fakultetit të Edukimit, prof. Zeqir Veselaj; i dyti është Muhamed Aliu prej Fakultetit të Ekonomisë, Drita Kongjeli, Venet Shala nga Fakulteti Ekonomik po ashtu; prej Fakultetit të Filologjisë i kemi dy, Sabri Hamiti dhe Lindita Sejdiu-Rugova; prej Fakultetit të Filozofisë është Ali Dida, Kadri Metaj, Selim Bezeraj, prej Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike është Luan Amha dhe Sabri Limari;  nga Fakulteti Juridik është Hajredin Kuçi, Mejdi Bektashi, Beqir Sadikaj, dhe i fundit është Fakulteti i Mjekësisë me tre plagjiatorë: Sulejman Rexhepi, Dalip Limani dhe Arsim Morina”.

“Pra, prej 16 stafit akademik të UP-së, të cilëve iu janë shpalosë plagjiaturat në media, shumica nuk kanë reaguar asnjëherë ndaj akuzave. Prej këtyre 16 rasteve vetëm 3 janë suspendu nga procesi mësimor, por që të tre më pas janë kthy. Vetëm njëri që nuk ka qenë mësimdhënës i rregullt, por i angazhum, Venet Shala, i është ndërpre kontrata e punës. Pra, edhe kur zbulimet e plagjiaturave të pjesëtarëve të stafit akademik janë publiku nëpër media, plagjiatorët jo që nuk kanë dhënë dorëheqje, por në shumicën dërmuese të rasteve as që nuk u janë nënshtru masave ndëshkuese. Në ato pak raste kur ndonjë masë është ndërmarrë, ajo është shfuqizu më pas, shumë prej plagjiatorëve edhe janë avancu”.

Hulumtuesja Aulonë Memedi foli për CV-të e 840 pjesëtarëve të stafit akademik, të cilat i kanë analizuar gjatë përgatitjes së këtij raporti, raporton EO.

“Nga 840 pjesëtarë të stafit akademik që i kanë CV-të në webfaqen e universitetit, 700 i kanë kry studimet baçelor në UP, 17 në Tiranë, 1 në Tetovë, 53 jashtë vendit. Studimet e masterit 466 i kanë kry në UP, 21 në Tiranë, 1 në Tetovë, 254 jashtë vendit, kurse të dhënat për 96 mungojnë. Studimet PhD vetëm 153 mësimdhënës i kanë përfundu jashtë vendit e në gjuhë të huaja”.

“Pra, në total nga 840 pjesëtarë nga stafi akademik i UP-së, 313 i kanë përfundu studimet të paktën një nivel jashtë vendit e në gjuhë të huaj, kurse 527 të tjerë me formim akademik krejtësisht vendor. Fakulteti i Edukimit ka numrin më të madh të profesorëve gra, kurse Fakulteti i Sportit ka numër më të vogël me 8.7 për qind”.

“Nga 840 pjesëtarë të rregullt të stafit akademik, 257 janë të angazhuar të paktën edhe në një institucion tjetër të arsimit të lartë, publik ose privat”.

Ky raport u botua nga organizata ADMOVERE në bashkëpunim me Koalicionin për Integritet dhe Transparencë në Universitet, e përkrahur edhe nga KFOS-i.

Të ngjashme