Ekonomia Online
FUNDIT

Dua Lipa publikon album të ri

Dua Lipa publikon album të ri

Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka njoftuar se po sjellë albumin e ri. Lipa ka shkruar në Facebook, se tashmë edhe zyrtarisht, albumi i saj do të publikohet më 6 dhjetor. Sipas njoftimit të saj bëhet fjalë për albumin me këngët e interpretuara “live” gjatë koncertit që ka mbajtur në […]

Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka njoftuar se po sjellë albumin e ri.

Lipa ka shkruar në Facebook, se tashmë edhe zyrtarisht, albumi i saj do të publikohet më 6 dhjetor.

Sipas njoftimit të saj bëhet fjalë për albumin me këngët e interpretuara “live” gjatë koncertit që ka mbajtur në “Royal Albert Hall” në Londër javë më parë.

“Zyrtare, albumi me këndim drejtpërdrejt nga salla ‘Royal Albert’, më 6 dhjetor.  Të dëgjosh këngët e mia dhe t’i interpretosh në këtë formë për herë të parë ishte eksperienca më e veçantë, ndërsa tani janë tuajat, Transmetimi i ITV do të jetë live me 8 dhjetor dhe CBS në 15 dhjetor për eksperiencën e plotë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme