Ylli i muzikës latine, Maluma, pritet të vijë në Prishtinë për të performuar para publikut kosovar.
Këngëtari kolumbian ka publikuar posterin e turneut të tij botëror për vitin 2027, të titulluar “LOCO X VOLVER World Tour 2027”, ku në mesin e qyteteve të përfshira figuron edhe Prishtina.
Në poster shfaqen qytete të ndryshme nga Amerika Latine, Evropa dhe Amerika e Veriut, ndërsa Prishtina është e renditur në listën e qyteteve ku pritet të mbahet një nga koncertet.
Maluma e ka shoqëruar publikimin me mbishkrimin: “¿Dónde nos tomamos el cafecito?”, që në shqip përkthehet: “Ku do ta pimë kafen së bashku?”.
Ndërkohë, detajet për datën e koncertit dhe shitjen e biletave në Prishtinë ende nuk janë bërë të ditura.