Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm, kësaj radhe në fushën akademike.
Artisti ka bërë të ditur se nga sot mban titullin Doktor i Shkencave në fushën e Historisë, pasi ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës në Universitetin e Zagrebit.
Lajmin e ka ndarë vetë Prelvukaj përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku ka zbuluar edhe detaje nga ceremonia e mbrojtjes së doktoraturës.
“Sot, më datë 05.11.2026, në ambientin e Universitetit Shtetëror të Zagrebit, para komisionit të përbërë nga Izv. Prof. dr. Sc. Vlatka Vukelić, Prof. dr. Sc. Tomislav Galović dhe Nasl. Prof. dr. Sc. Željko Holevac, nën mentorimin e Akademik Stjepan Ćosić, kam mbrojtur temën e doktoraturës ‘Komponenta Shqiptare në etnohistorinë malazeze në kohët paramoderne XIII-XVIII’. Me këtë rast kam marrë titullin Doktor i Shkencave në fushën e Historisë”, ka shkruar reperi.