Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka ndarë një mesazh mjaft emocionues në Instagram, duke shprehur mallin e madh për qenushen e saj, Lolën, e cila rezulton ende e humbur.
Përmes një fotografie ku shfaqet duke mbajtur në krahë kafshën e saj të dashur, Oriola ka publikuar edhe disa fjalë prekëse, ku shpreh dëshirën për ta pasur sërish pranë, shkruan Indeksonline.
“U zgjova me mall, por edhe me shpresën se një ditë do të kthehesh tek unë. 18 ditë pa ty”, shkruan modelja.
Një mesazh që tregon lidhjen e veçantë që Oriola ka me Lolën dhe shpresën që ajo të rikthehet sa më parë në shtëpi.