E zuri shtylla gjatë punës, humb jetën elektricisti në Dibër

Prishtinë | 05 Nën 2026 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi u zu poshtë nga një shtyllë elektrike gjatë punimeve në fshatin Vasie të Dibrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45 të kësaj të enjteje. Sipas informacioneve paraprake të policisë, 60-vjeçari me profesion elektricist, po punonte për vendosjen e një shtylle elektrike, e cila dyshohet se është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë, raporton A2.

I lënduari u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Të ngjashme